Ndeshja e parë e Kupës së Botës në futboll i takon Grupit A. Njëra prej nikoqireve të Botërorit, Meksika, takohet me Afrikën e Jugut në Mexiko City, më 11 qershor nga ora 21:00, sipas kohës në Kosovë.
Çekia dhe Koreja e Jugut janë përfaqësueset tjera të Grupit A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e ndeshjeve të këtij grupi do të luhen në Meksikë, dy në Mexico City, dy në Guadalajara dhe një në Monterrey. Ndeshja e vetme jashtë Meksikës do të luhet në Atlanta më 18 qershor në mes të Çekisë dhe Afrikës së Jugut.
Dy prej ndeshjeve të Meksikës do të luhen në stadiumin e renovuar, “Azteca”, që ka pritur finalet e Botërorëve 1970 e 1986.
Meksika
Duke organizuar Botëror për herë të parë pas 40 vjetësh, Meksika shpreson të rikuperohet nga eliminimi në fazën grupore katër vjet më parë në Katar. Nga viti 1994 e deri në vitin 2018, meksikanët rregullisht janë eliminuar në një të tetën e finales.
Meksika arriti në çerekfinale në Botërorët që i organizoi vet, në vitet 1970 dhe 1986.
Shumë prej shpresave të meksikanëve varen nga 17-vjeçari Gilberto Mora, që vitin e kaluar u bë më i riu që luajti për të rriturit e Meksikës, në moshën 16-vjeçare.
Veterani Javier Aguirre e drejton si selektor Meksikën. Ai e mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2024. Aguirre për herë të tretë drejton Meksikën.
“E vlerësoi veten me fat”, ka thënë Aguirre, ish-lojtar i Meksikës.
“Për çdo ditë që jam këtu jam mirënjohës. Jam meksikan dhe jam i lumtur për atë që po e bëj. Momenti më i mirë në karrierën time si trajner është në horizont”.
Afrika e Jugut
Afrika e Jugut kthehet në ngjarjen globale pas pjesëmarrjes në Botërorin 2010 që u organizua pikërisht në këtë vend.
Me gjithë një fitore të bujshme, 2:1 ndaj Francës, Afrika e Jugut ishte bërë nikoqirja e parë e Botërorit e eliminuar në fazën grupore.
Afrika e Jugut ka garuar edhe në Botërorin 1998 dhe 2002, kur po ashtu ishte eliminuar në fazën grupore.
Afrika e Jugut u kualifikua për Botërorin në SHBA, Meksikë e Kanada duke e mposhtur fuqinë afrikane, Nigerinë, në grupin kualifikues.
Belgu Hugo Broos është përzgjedhës. Ai është në krye të përfaqësueses jug-afrikane që nga viti 2021. Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut është e përbërë kryesisht nga lojtarë të klubeve të këtij vendi.
Koreja e Jugut
Koreja e Jugut do të paraqitet për herë të 12-të në Botëror, më shumë se çdo përfaqësuese tjetër aziatike.
Suksesi më i madh i saj është vendi i katërt në turneun që e organizoi së bashku me Japoninë, në vitin 2002.
Prej atëherë, jug-koreanët asnjëherë nuk kanë shkuar më larg se një e teta e finales.
Katër vjet më parë në Katar, Koreja e Jugut u rendit e dyta në grup. Mbeti prapa Portugalisë në grupin ku ishin edhe Uruguaji dhe Gana. Koreja e Jugut u eliminua nga Brazili në një të tetën e finales, duke u mposht 4:1.
Ekipi ishte i pamposhtur në kualifikimet aziatike, por nuk impresionoi në miqësoret e fundit, duke pësuar 4:0 nga Bregu i Fildishtë dhe 1:0 nga Austria.
Korenë e Jugut në fushë do ta udhëheqë Son Heung-min, ish-ylli i Tottenhamit që tani luan për Los Angeles në SHBA.
Lee Kang-in, mesfushori i PSG-së dhe mbrojtësi i Bayernit, Kim Min-jae, janë yje të tjerë të Koresë së Jugut.
Hong Myung-bo e mban postin e selektorit prej vitit 2024, në periudhën e dytë në krye të përfaqësueses. Ai ishte kapiten i ekipit që arriti në gjysmëfinale të Botërorit në vitin 2002.
Ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Çekisë është e dyta e Botërorit. Zhvillohet në Guadalajara më 12 qershor nga ora 4:00, sipas kohës në Kosovë.
Çekia
Çekisë i janë dashur penalltitë për ta mposhtur Danimarkën në finale të plejofit për kualifikimin e parë në Botëror që nga viti 2006.
20 vjet më parë Çekia ishte prej favoriteve, por dëshpëroi duke mos e kaluar grupin ku ishin edhe Italia, Gana dhe SHBA-ja.
Ish-kapiteni, Vladimir Darida, 35-vjeçar, është pajtuar të kthehet nga pensionimi për ta ndihmuar Çekinë të kualifikohet në Botëror. Darida ishte tërhequr në vitin 2021, pasi Çekia ishte eliminuar në çerekfinale të Evropianit.
74-vjeçari Miroslav Koubek është selektor.
Çekia luan miqësore me Kosovën më 31 maj në Pragë. Më pas udhëton për në SHBA.