Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ngritur dyshime nëse ardhja e Jurgen Kloppit do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur problemet e thella brenda Përfaqësueses së Gjermanisë.
Sipas Wengerit, problemet e Gjermanisë nuk zgjidhen vetëm me ndryshimin e trajnerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania u eliminua nga Paraguai në 1/16 e finales së Kupës së Botës.
Pas eliminimit, nga posti i selektorit vendosi që të jepte dorëheqje, Julian Nagelsmann.
Vendin e Nagelsmannit pritet që ta zë ish-trajneri i njohur i Liverpoolit, Klopp.
Zyrtarizimi i Kloppit te Gjermania pritet të ndodhë së shpejti.
“Në Gjermani ka probleme më të mëdha. Përsëri, nuk po e vë në dyshim aspak cilësinë e tij. Por nuk e di nëse ai i vetëm mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e futbollit gjerman. Ai është një njeri i zgjuar dhe këtë e di edhe vetë”, ka thënë 76-vjeçari, shkruan të martën “Goal”.