Presioni është mbi Kanadanë që të kalojë me sukses grupin për herë të parë në Kupën e Botës në futboll.
Njëra prej nikoqireve të Botërorit, Kanadaja, është në Grupin B së bashku me Zvicrën, Katarin dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë, Kanada – Bosnjë-Hercegovinë, zhvillohet më 12 qershor nga ora 21:00 në Toronto. Ndeshja tjetër e xhiros së parë të grupit, mes Katarit dhe Zvicrës, është më 13 qershor nga ora 21:00 në San Francisco.
Bosnjë-Hercegovina e ka eliminuar Italinë në finale të plejofit.
Kanadezët do t’i kenë të tri ndeshjet në shtëpi dhe presin përkrahje të madhe nga shikuesit.
Kanadaja
I njohur më shumë se vend i hokejit mbi akull, Kanadaja shpreson të lërë gjurmë në futboll si njëra prej vendeve nikoqire të ngjarjes më të madhe sportive.
Kanadaja ishte dy herë më parë në Botëror, në vitin 1986 dhe 2022, por pa avancuar nga faza e grupeve.
Trajneri amerikan, Jesse Marsch shpreson që stili “agresiv, me besim dhe me forcë” i përfaqësuese do të ketë ndikim në Botërorin e këtij viti.
Kanadaja mbeti e fundit në grup në Katar katër vjet më parë, kurse Alphonso Davies shënoi golin e parë të përfaqësueses në Botëror, në humbjen 4:1 nga Kroacia.
Davies, që ështe te Bayerni, është prej lojtarëve më të njohur të Kanadasë, së bashku me Jonathan Davidin e Juventusit dhe Cyle Larin, që luan për Southamptonin.
Zvicra
Zvicra ka luajtur në pesë Botërorët e fundit. Arriti në fazën nokaut në tre të fundit, por asnjëherë nuk ka shkuar më larg se raundi i parë nokaut. Zvicra ishte në çerekfinale të Botërorit tri herë, së fundi në vitin e largët, 1954.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, që luan te Sunderlandi, i ka mbi 140 paraqitje për helvetikët. Zvicra udhëhiqet nga Murat Yakin, një ish-mbrojtës i qendrës që i kishte 49 paraqitje për helvetikët.
Zvicra nuk e humbi asnjë ndeshje në grupin kualifikues ku Kosova u rendit e dyta. Por në mars Zvicra humbi 4:3 nga Gjermania para se të barazonte pa gola me Norvegjinë.
Katari
Katari po paraqitet për herë të dytë në Botëror, pasi debutoi si nikoqir katër vjet më parë. I eliminuar në fazën grupore, Mohammed Muntari e shënoi golin e vetëm të Katarit, në humbjen 3:1 nga Senegali.
Përfaqësuesja e Katarit drejtohet nga trajneri spanjoll, Julen Lopetegui.
Katari si shtet ka shfaqur ambicie të mëdha për të krijuar përfaqësuese të respektuar dhe për të forcuar ligën vendore. Shumica e lojtarëve të Katarit luajnë profesionalisht në këtë vend.
Kapiten është Hassan Al-Haydos, që ishte tërhequr nga përfaqësuesja në vitin 2024, por u kthye për kampanjën për Kupë të Botës. Ai i ka 41 gola në 184 paraqitje ndërkombëtare. Sulmuesi Almoez Ali ka 55 gola në 118 paraqitje.
Bosnjë-Hercegovina
Bosnjë-Hercegovina është prej përfaqësuese të fundit që u kualifikua në Botëror. E mposhti kampionen e katërfishtë të botës, Italinë, në penallti, në finale të plejofit më 31 mars.
Edin Xheko, që për shumë njerëz është lojtari më i mirë nga Bosnjë-Hercegovina, e lëndoi krahun në atë ndeshje, por u kthye ndërkohë. 40-vjeçari i sulmit luan për Schalken me të cilën skuadër siguroi kthimin në Bundesligë. Ai i ka 73 gola në 148 paraqitje për Bosnjë-Hercegovinën.
Për boshnjakët është Botërori i dytë. Debutuan në vitin 2014 dhe u eliminuan në fazën e grupeve.
Selektori Sergej Barbarez ishte kapiten i Bosnjë-Hercegovinës si lojtar.