Dy persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi provincën Guangxi të Kinës jugperëndimore pak pas mesnatës të hënën, sipas mediave shtetërore kineze.
Katër të tjerë janë lënduar, ndërsa më shumë se 7,000 banorë janë evakuuar nga qyteti Liuzhou.
Transmetuesi shtetëror CCTV ka raportuar se 13 ndërtesa janë shembur dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti kanë bllokuar rrugët që të çonin në zonën e prekur.
Shërbimet hekurudhore që kalonin nëpër Liuzhou u anuluan ose u vonuan gjithashtu.
Kërkimi për banorët e zhdukur ka përfunduar rreth mesditës të hënën pasi personi i fundit i bllokuar, një burrë 91-vjeçar, u gjet gjallë dhe në gjendje të mirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë