Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dalin pamje të reja nga përleshja në finalen e Kupës së Botës

Rrahja

Foto: Associated Press

Janë publikuar pamje të reja të hënën nga përleshja në finalen e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës të dielën.

Në video shihet ylli i Manchester Cityt, Rodri, duke u përplasur me Nahuel Molinën pas përfundimit të ndeshjes.

Në videon ku lojtarët spanjollë vrapojnë për të festuar shihet Molina duke i dhënë një grusht në stomak ish-fituesit të Topit të Artë. Vetëm atëherë Rodri u përball me mbrojtësin e krahut.
Ishte një pamje e tmerrshme nga lojtarët e Lionel Scalonit, pasi nuk arritën të gjuanin asnjë herë në portë në të gjitha 120 minutat.

Pas fishkëllimës së fundit, frustrimi i argjentinasve shpërtheu me Leandro Paredes që iu kundërvu yllit të Spanjës, Gavit dhe Eric Garcias.     

Gjyqtari Slavko Vinçiq i dha Paredesit karton të kuq pas skenave të turpshme.

VIDEO