Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Bouaddi flet pas shkëlqimit ndaj Brazilit

Ayyoub Bouaddi

Foto: Associated Press

Paraqitja e shkëlqyer në mesfushë e Ayyoub Bouaddit kundër Brazilit në debutimin e tij në Kupën e Botës në stadiumin “MetLife”, nuk ishte befasi për përzgjedhësin e Marokut, Mohamed Ouahbi.

“Ai nuk më bëri përshtypje, sepse ne tashmë e dimë se çfarë lojtari është. Patëm shumë takime me të që ta bindnim të zgjidhte Marokun”, ka thënë Ouahbi pas barazimit 1:1 kundër Brazilit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkëlqimi i 18-vjeçarit të Lillet tashmë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Por ai thotë se fokusi është në Kupën e Botës.

“Për momentin jam i përqendruar vetëm te Kupa e Botës me Marokun dhe do të përpiqemi të japim gjithçka për të bërë më të mirën tonë”, ka thënë Bouaddi.

Maroku e luan kundër Skocisë ndeshjen e dytë të Grupit C.

Ndaj skocezëve, marokenët luajnë më 19 qershor, ndërsa pesë ditë më pas përballen me Haitin.