Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zeneli: Besoj në grup dhe mund të shkojmë larg

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli do të luajë me Suedinë në Kupë të Botës ndaj Tunizisë, në orën 4 të mëngjesit të hënën. 

Mediumi suedez “Fotbollskanalen” i ka pyetur gjithë lojtarët e Suedisë se deri ku mund të shkojnë suedezët në këtë botëror. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica kanë thënë se Suedia mund ta fitojë Botërorin. Se do të shkojë larg mendon edhe Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Besforti ka luajtur për U21 të Kosovës dhe më pas vendosi për Suedinë. 

“Nuk e di nëse do ta fitojmë sepse është e vështirë të thuhet, por do të shohim. Besoj në atë që po bëjmë dhe besoj se mund të shkojmë larg. Besoj në grup, por në futboll ka shumë aspekte. Duhet të kesh fat, ta kesh ditën dhe gjithë tjerat. Por mendoj se kemi grup të fortë dhe besoj në punën që po bëhet”, deklaroi Zeneli.