Pasi shënoi gol kundër Haitit, John McGinn bëri festë me veprim emocionues për nipin e tij, Jackun.
Skocezi me festën që e bëri ka dashur që t’u jap përkrahje të gjithë fëmijëve që mbajnë syze, e që duan të luajnë futboll.
Skocia fitoi ndaj Haitit 1:0. Ishte fitorja e parë në Kupë të Botës në 36 vjetët e fundit.
McGinn formoi syze me duar dhe ishte veprim shumë prekës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është bota për mua. Jam i sigurt se kur ai të shkojë në shkollë, të gjithë shokët do të flasin për mua”, ka thënë McGinn pas ndeshjes për nipin e tij, i cili ka nevojë për syze për të luajtur futboll.
“Kur je i ri është më e vështirë sepse ndihesh i larguar nga shoqëria. Për këtë doja që t’i jepja përkrahje dhe t’i jepja fuqi. Shpresoj që shumë fëmijë të zgjohen në mëngjes me krenari”, ka thënë McGinn.