Argjentina dhe Zvicra kanë arritur deri në çerekfinale të Kupës së Botës dhe tani do ta sfidojnë njëra-tjetrën.
Argjentinasit kanë shfaqur luftë të madhe deri në fund të ndeshjeve, ndërsa Zvicra ka paraqitur në fushën e lojës skuadër me kualitet, përfshirë kapitenin Granit Xhaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArgjentina e Zvicra luajnë në Kansas City në orën 3 të mëngjesit të së dielës.
Argjentina është fituese në fuqi e Kupës së Botës dhe synon avancimin tutje për ta mbrojtur trofeun.
Zvicra arriti histori pasi u kualifikua në çerekfinale pas 72 vjetësh, ndërsa synon histori të re.
Lionel Messi ka tetë gola dhe kërkon vazhdimin e formës pozitive. Argjentina në formë ka pesë fitore nga po aq ndeshje të luajtura.
Zvicra në çerekfinale është për herën e katërt në total, dhe për herë të parë që prej vitit 1954.
Argjentina dhe Zvicra dy herë janë takuar në Kupën e Botës dhe të dyja ndeshjet i fituan argjentinasit, 2:0 në fazën grupore të Botërorit 1966 dhe 1:0 në 1/8 e finales në Botërorin 2014.