Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në mëngjes në fshatin bregdetar Jesenice pranë Splitit në Kroaci.
Flaka ka arritur në shtëpitë e njerëzve duke i detyruar autoritetet të mbyllin rrugën kryesore adriatike nga Omis në Split, raporton AP.

Sipas departamentit të zjarrfikësve kroatë, flakët janë përhapur deri në tre kilometra dhe disa banorë janë evakuuar nga zona.
Rreth 150 zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje, së bashku me mbështetjen ajrore të 3 aeroplanëve Canadair.
VIDEO:
Veliki požar kod Splita, brane se kuće. Video: https://t.co/I4u4MdpYZZ pic.twitter.com/cF6CIYWD8j
— Vijesti.ba (@Vijesti_ba) August 11, 2025