Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet një ushtar amerikan e një tjetër plagoset pas një sulmi iranian në Irak

SHBA

Ushtria amerikane ka njoftuar se një pjesëtar i saj u vra pas një sulmi iranian në veri të Irakut të shtunën, një ditë pasi një sulm ndaj një baze në Jordani vrau dy ushtarë amerikanë dhe la një tjetër të zhdukur, raporton BBC. 

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se personi u vra gjatë "një shpërthimi të kontrolluar të municionit të pashpërthyer" nga një dron sulmues iranian i rrëzuar, i cili plagosi gjithashtu një ushtar tjetër.

Në përditësimin e saj, Centcom tha se kishte gjetur "mbetje të paidentifikuara" pas një kërkimi në vendin e sulmit të së premtes në Jordani. 

"Një proces ekzaminimi për të verifikuar mbetjet është në vazhdim”, tha Komanda.

Kjo ndodh ndërsa SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme për të tetën ditë radhazi, duke përshkallëzuar sulmet kundër njëri-tjetrit.

Edhe Irani vret dy ushtarë amerikanë në Jordani Botë 1 d. më parë Irani vret dy ushtarë amerikanë në Jordani

Mediat iraniane raportuan se një central bërthamor në ndërtim e sipër në qytetin jugperëndimor të Darkhoveyn ishte goditur gjatë natës, si edhe Ishulli Qeshm.

Në Kuvajt, një central i energjisë elektrike dhe ujit u godit për herë të dytë, thanë zyrtarët lokalë.
Më vonë të dielën, tre raketa iraniane u rrëzuan nga ushtria jordaneze dhe një e katërt ra në një zonë të largët, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanisë.

Kjo ndodhi pas një paralajmërimi amerikan se porti jordanez i Akabës mund të ishte objektiv sulmi.
Jordania thirri të ngarkuarin me punë të Iranit në Aman për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të asaj që ministria e jashtme e quajti "sulme të pajustifikuara dhe të hapura iraniane", duke këmbëngulur se siguria e saj ishte "një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet".

SHBA-ja dhe Irani kanë përshkallëzuar sulmet ndaj njëri-tjetrit ditët e fundit, ku të dyja palët kanë akuzuara për goditjen e infrastrukturës kritike.

Washingtoni ka rivendosur gjithashtu bllokadën e porteve iraniane dhe Teherani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe ka goditur aleatët amerikanë në Gjirin Persik, ndërsa armëpushimi paraprak u shemb më pak se një muaj pasi kishte hyrë në fuqi.

Ushtria izraelite tha se "u lëshuan disa raketa interceptuese drejt mbetjeve të raketave për të parandaluar rënien e tyre brenda territorit izraelit", pasi predha u lëshuan drejt Jordanisë të dielën.

Ajo tha se "fragmente të raketave interceptuese" u identifikuan më pas pranë qytetit jugor të Eilatit, afër kufirit të përbashkët të vendeve, pa raportime për dëme ose të lënduar.
Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha se dy anije kishin shpërfillur paralajmërimet iraniane për të mos kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe si pasojë u përfshinë në "një aksident".

Edhe SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë Botë 1 d. më parë SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë

Ajo paralajmëroi se të gjitha anijet "të ndikuara" nga SHBA-ja dhe që përdornin "rrugë të pasigurta" do të "përballeshin me aksidente".

Agjencia e OKB-së për mbikëqyrjen bërthamore bëri thirrje për përmbajtje pasi autoritetet iraniane thanë se një central bërthamor në ndërtim ishte goditur, duke theksuar se vendi ishte "në fazat shumë të hershme" dhe nuk përmbante material bërthamor gjatë vizitës së saj të fundit.

Ushtria amerikane tha se nata e tetë radhazi e sulmeve ndaj Iranit kishte qenë "e projektuar për të dobësuar më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar transportin tregtar në Ngushticën e Hormuzit".

Ajo tha gjithashtu se synonte "të ndëshkonte me shpejtësi forcat e Gardës Revolucionare Islamike që nisën sulmet kundër pjesëtarëve amerikanë të shërbimit në Jordani" të premten.

Pamje të verifikuara nga brenda objektit në Jordani treguan të paktën dy goditje dhe një shpërthim.

Duke reaguar ndaj vdekjes së ushtarëve amerikanë në Jordani, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha: "Zoti ju shoqëroftë, heronj. Sakrifica e tyre vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë”.

Edhe Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak Botë 4 muaj më parë Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak

Numri i të vdekurve amerikanë në konflikt ka arritur tani në 17, pasi një pilot i Marinës amerikane, i cili ishte zhdukur më herët këtë muaj, u shpall i vdekur.

Në Iran, të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 500 janë plagosur nga sulmet amerikane gjatë tre javëve të fundit, sipas Ministrisë së shëndetësisë së vendit.