Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Çeferini e bojkotoi finalen e Botërorit?

Aleksandar Çeferin

Presidenti i Konfederatës Evropiane të Futbollit, Aleksandar Çeferin, e ka bojkotuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës.

Sipas “The Times”, Çeferin ka qëndruar larg në shenjë proteste për shkak të mënyrës se si FIFA po e udhëheq futbollin botëror.

Raportet mes FIFA-s dhe UEFA-s janë ftohur shumë së fundi.

UEFA reagoi kur FIFA, pas ndërhyrjes së Donald Trumpit, pezulloi dënimin për futbollistin amerikan, Folarin Balogun.

Pakënaqësitë e UEFA-s me FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, megjithatë janë më të mëdha. Dhe kjo bëri që Çeferin të mos udhëtojë drejt SHBA-së për finalen e Botërorit.

Infantino pritet të fitojë tjetër mandat në krye të FIFA-s. Me gjithë konfliktin me UEFA-n, ai ka përkrahje të madhe nga federatat nacionale të futbollit.