Tifozë argjentinas janë përleshur me policinë në Buenos Aires pas humbjes 1:0 të Argjentinës në finale të Kupës së Botës nga Spanja.
Mijëra shikues përcollën ndeshjen finale të Botërorit, në rrugët dhe sheshet e kryeqendrës argjentinase. Përleshja me policinë nisi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Siç raporton gazeta argjentinase “Infobae”, të paktën 15 persona u arrestuan dhe disa qytetarë dhe policë u lënduan gjatë përleshjes.
Tifozët e zhgënjyer filluan të qëllonin policët me shishe qelqi dhe gjësende tjera.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Shtatë policë pësuan lëndime nga përleshja që zgjati rreth 20 minuta.