Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin

Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen

Foto: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpin për mandatin e dytë presidencial.

"BE-ja pret të punojë nga afër me ju për të trajtuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët", shkroi von der Leyen në platformën X.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili supozohet se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e uroi atë, pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

"Me rikthimin e Trumpit, ne do t'i përshpejtojmë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje", shkroi Rutte në X. "Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës - përmes NATO-s", shtoi ai.