Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria amerikane thotë se ka vrarë 11 “narko-terroristë” nëpër anije

anije

Njëmbëdhjetë persona janë vrarë nga një seri sulmesh drejt tri anijeve që dyshohen se po trafikonin drogë  në Paqësorin Lindor dhe Karaibe, ka njoftuar ushtria amerikane.

Zyrtarët kanë thënë se nga 11 “narko-terroristët” e vrarë, katër vdiqën në anijen e parë, katër në të dytën dhe tre në anijen e tretë, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Administrata Trump ka kryer mbi 40 sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve që pretendon se merren me trafik droge që nga shtatori.

“Inteligjenca konfirmoi se anijet po kalonin nga kanalet e njohura për trafik droge dhe ishin të angazhuara në operacione narko-trafikuese”, thuhet në njoftimin e Komandës Jugore të SHBA-së.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se operacioni në përgjithësi synon shkatërrimin e  “narko-terroristëve nga hemisfera jonë” dhe sigurimin e SHBA-së nga “droga që po na vret njerëzit”.

SHBA-ja nuk ka dhënë ndonjë dëshmi që mbështet pretendimet e saj mbi anijet që ka goditur.