Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se hapësira ajrore polake është shkelur nga një numër i madh dronësh rusë të mërkurën.
Tusk ka shkruar në X se dronët përbënin një kërcënim të drejtëpërdrejtë për vendin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbrëmë hapësira ajrore polake u shkel nga një numër i madh dronësh rusë. Ato dronë që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë u rrëzuan. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe aleatët tanë”, është shprehur Tusk.
Ndaj veprimit kanë reaguar edhe disa prej shteteve baltike dhe nordike, të cilat janë shprehur të alarmuara.
E presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kjo përbën një precedent të rrezikshëm për Evropën.
Last night the Polish airspace was violated by a huge number of Russian drones. Those drones that posed a direct threat were shot down. I am in constant communication with the Secretary General of NATO and our allies.
— Donald Tusk (@donaldtusk) September 10, 2025