Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia burgos 18 punonjës të bashkisë së Stambollit

Turqi

Foto: Associated Press

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të bashkisë së Stambollit, në pritje të akuzave për korrupsion, kanë raportuar mediat turke të mërkurën.

Veprimi vjen si goditje ndaj opozitës dhe kryebashkiakut të burgosur të qytetit më ta madh turk, Ekrem Imamoglu, raporton Reuters. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit, Rexhep Tayip Erdogan, është burgosur në mars, nën akuzat për korrupsion. Ai shihej si pretendent kryesor për t'i fituar zgjedhjet e vitit 2028.

Kryetari i bashkisë ka mohuar të gjitha akuzat teksa arrestimi i tij ka shkaktuar protestat më të mëdha në një dekadë, trazira ekonomike dhe akuza për një gjyqësor të politizuar. Qeveria i hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.

Të arrestuarit përfshinin sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, shefin e shtabit të Imamoglut dhe kryetarin dhe nënkryetarin e administratës së komunës.