Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftimet në Liban, e po ashtu ka biseduar edhe me përfaqësues të Hezbollahut nëpërmjet ndërmjetësuesve, transmeton agjencia "AP".
Trump në një postim në rrjete sociale ka thënë se “trupat izraelite s’do të shkojnë në Bejrut dhe çdo ushtar që ishte nisur atë drejtim, është kthyer prapa”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu ka thënë se se Hezbollahu “është pajtuar t’i ndalojë sulmet”.
“Izraeli nuk do t’i sulmojë ata, dhe ata s’do ta sulmojnë Izraelin”, ka shkruar Trump.
Netanyahu ka konfirmuar bisedën me Trumpin, por ka treguar se i ka thënë presidentit amerikan se Izraeli do ta godasë Bejrutin nëse Hezbollahu nuk i ndalë sulmet. Ai ka thënë se Ushtria izraelite do të vazhdojë “të operojë sipas planit” në jug të Libanit.
Ndërkohë Zyra e presidentit të Libanit, Joseph Aoun, ka njoftuar se autoritetet e vendit kanë marrë “konfirmimin për pranimin nga Hezbollahu të propozimit të SHBA-së për ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve”.
“Sipas marrëveshjes së propozuar, sulmet izraelite në periferitë jugore të Bejrutit do të pushonin në këmbim të përmbajtjes së Hezbollahut nga sulmet kundër Izraelit, me armëpushimin që do të zgjerohet në të gjithë territorin libanez”.
Izraeli e Hezbollahu ishin dakorduar për armëpushim në mesin e prillit, por janë rinisur sulmet pasi goditjeve të Izraelit në Liban. Izraeli tha se ato sulme ishin për vetëmbrojtje.