Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje me Iranin është afër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Teherani është pajtuar me pothuajse të gjitha kërkesat e SHBA-së.
Ai ka shtuar se Irani është i gatshëm që sot “të bëjë gjëra” që më herët ishin të papranueshme.
Në një deklaratë jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trumpi ka thënë se Irani është pajtuar të mos ketë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet.
“Po duket se po shkon shumë mirë dhe do të kemi një marrëveshje me Iranin dhe do të jetë një marrëveshje e mirë. Do të jetë një marrëveshje pa armë bërthamore. Do të kemi deklaratë të fuqishme, përtej 20 vjetësh, që ata nuk do të kenë armë bërthamore. Të jemi të sinqertë, nuk ka një kufi 20-vjeçar”.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Irani.
Javën e shkuar SHBA-ja e Irani dështuan të merren vesh për paqe pas rreth 15 orësh bisedimesh të drejtpërdrejta në Pakistan. Palët janë në armëpushim dyjavor.