Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se komentet e homologut të tij amerikan, Donald Trump për martesën e tij ishin “as elegante dhe as në nivel”.
Reagim i Macronit ka ardhur pasi presidenti amerikan duke folur me një theks francez, u tall me Macronin dhe bashkëshorten e tij gjatë një dreke private në Washington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, teksa po mbërrinte për një vizitë në Korenë e Jugut të enjten, Macroni ka shprehur qartë pakënaqësinë e tij për komentet e Trumpit, të cilat u shfaqën për pak kohë në kanalin YouTube të Shtëpisë së Bardhë përpara se të hiqeshin.
“Nuk do t’u përgjigjem, nuk meritojnë përgjigje”, u ka thënë Macroni gazetarëve.
Në Francë ka pasur reagime të ashpra pasi Trumpi u duk se talli Macronin dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Macron, gjatë drekës të mërkurën, ku ishin të pranishëm liderë fetarë dhe zyrtarë qeveritarë, ndërsa kritikonte aleatët e NATO për mos përfshirjen në luftën kundër Iranit.
Trumpi tha se Brigitte “e trajton shumë keq” Macronin. Ai gjithashtu u shpreh se kishte kërkuar ndihmë nga Franca për çështjen e Iranit, duke thënë: “Nuk kishim nevojë për ta, por gjithsesi kërkova”.
“E telefonova Francën, Macronin, gruaja e të cilit e trajton shumë keq. Ende duke u rikuperuar nga një goditje në nofullën e djathtë”, është shprehur Trumpi.
Donald Trump takes a dig at Emmanuel Macron, saying that his wife treats him extremely badly and "he’s still recovering from the right to the jaw." pic.twitter.com/jJAVyDdvp4
— Mukhtar (@I_amMukhtar) April 2, 2026
Ai dukej se i referohej një videoje të majit 2025 që tregonte momentin kur Brigitte Macron dukej sikur shtynte fytyrën e bashkëshortit të saj ndërsa përgatiteshin të zbrisnin nga avioni gjatë një vizite zyrtare në Hanoi.
Videoja, e xhiruar nga Associated Press, tregonte Macronin në derën e avionit, ndërsa shfaqet dora e bashkëshortes së tij e cila dukej sikur po e shtynte, duke e bërë të tërhiqej për një moment para se të rikthehej dhe të përshëndeste. Në atë kohë, Macroni mohoi çdo “mosmarrëveshje familjare”, duke thënë se “po bënin shaka si zakonisht”.
“I thashë, Emmanuel, do të donim ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse po arrijmë rezultate të mëdha.
Do të donim ndihmë. Nëse mundeni, ju lutem dërgoni anije menjëherë”, tha Trumpi po ashtu gjatë darkës.
Më pas ai imitoi përgjigjen e Macronit me një theks francez.
“Jo, jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Mund ta bëjmë pasi të fitohet lufta’”, tha ai.
“Unë thashë, jo, nuk më duhet pasi të fitohet lufta, Emmanuel”.
“Kështu që mësova për NATO-n. NATO nuk do të jetë aty nëse ndonjëherë do të kemi NATO-n e madhe, e dini çfarë dua të them me të madhen”, ka shtuar Trumpi, pa dhënë hollësi.