Botë

Trumpi publikon mesazhin e Macronit ku ai vë në pikëpyetje synimin amerikan për Grenlandën

Donald Trump

Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar në Truth Social pamjen e një mesazhi nga udhëheqësi francez Emmanuel Macron, i cili vë në pikëpyetje qëndrimin e SHBA-së për Grenlandën.

Së bashku me mbishkrimin "Shënim nga presidenti Emmanuel Macron i Francës", në mesazh shkruan:

"Miku im, ne jemi plotësisht dakord për Sirinë, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Grenlandën”. 

Një burim pranë Macronit i ka thënë CNN-it se mesazhi është autentik.

Në ditët e fundit, Macroni e ka etiketuar kërcënimin e Trumpit me tarifa lidhur mbi Grenlandën si "të papranueshëm" dhe e ka refuzuar ftesën e Trumpit për t'u bashkuar me "Bordin e Paqes" për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës. 

Kur është pyetur për refuzimin e ftesës nga Macroni, Trumpi ka thënë se "askush nuk e do atë" dhe për më tepër ka ngritur mundësinë e tarifave të mëdha për verën franceze.