Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Irani po e shantazhon botën me Ngushticën e Hormuzit dhe kjo është arsyeja pse e ka shtyrë SHBA-në për t’i bërë bllokadë detare Iranit.
Bllokada detare ka hyrë në fuqi pak orë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Irani po shantazhon vërtetë botën dhe s’do të lejojë kjo të ndodhë”, tha Trump në konferencë për media, transmeton “BBC”.
Ai ka thënë se SHBA-ja s’e përdorë Ngushticën e Hormuzit, sepse ka naftën dhe gazin e vet.
Trump ndërkohë ka thënë se udhëheqësit iranianë po duan të bëjnë marrëveshje dhe se “është telefonuar këtë mëngjes nga njerëzit e duhur”.
Por, Trump tha se Irani s’do të lejohet të ketë armë bërthamore. Trumpi ndëkrohë ka refuzuar t’i kërkojë falje Papa Leonit.