Trajneri i Paris Saint-Germait, Luis Enrique, i ka paralajmëruar lojtarët e tij të mos bien në një “kurth” në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Livertpoolit, pavarësisht fitores bindëse javën e kaluar në Paris.
Golat e Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia i dhanë PSG-së fitoren 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale. Kjo do të thotë që Liverpooli ka ende shpresë për të rikthyer rezultatin në ndeshjen që luhet të martën mbrëma në “Anfield”.
“Ka kurthe. Është pothuajse një kurth. Të gjithë tonë ‘fituat lehtë 2:0 dhe jeni shumë më të mirë se kundërshtari’. Njerëzit thonë kështu dhe mund të jetë kështu, nuk e di.
Por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejtë. Duhet të jesh gati. Mund të pranosh gol në pjesën e parë dhe pastaj hapet loja.
Ajo që mendoj është se duhet ta përgatisim këtë ndeshje pikërisht si ndeshjen e parë.
Nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Enrique të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo