Botë

Trumpi mbërrin në Holandë për samitin e NATO-s

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të martën në mbrëmje në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Ai është nisur menjëherë drejt qytetit të Hagës, aty ku të mërkurën pritet të zhvillojë punimet samiti me liderët e vendeve të NATO-s.

Në këtë samit pritet të bihet dakord mes 32 anëtarëve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të BPB-së, me përjashtim për shtetin e Spanjës.