Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar të premten se kompania amerikane Boeing, e cila merret me dizajnimin, prodhimin dhe shitjen e aeroplanëve, do të jetë përgjegjëse për ndërtimin dhe prodhimin e avionëve ushtarak të gjeneratës së fundit, raporton agjencia AP.
Avionët e rinj do të kenë kapacitete që tejkalojnë flotën e tanishme ajrore, si dhe do të jenë thelbësor për konfliktin e mundshëm me Kinën. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth ka theksuar se flota e ardhshme ushtarake “dërgon një mesazh shumë të qartë dhe direkt për aleatët tanë, që ne nuk po shkojmë askund”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit, presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se planet e luftës nuk duhet të ndahen me këshilltarin e tij Elon Musk, për shkak të interesave biznesore të këtij të fundit, që është një tjetër tregues se roli i miliarderit amerikan në administratë po përballet me kufizime.
“Elon ka biznese në Kinë. Dhe ai mund të jetë i ndjeshëm, ndoshta, ndaj kësaj”, ka shtuar Trump.