Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur për gazetarët lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar të hënën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Trump tha se me Putinin biseduan për luftën në Ukrainë, por edhe për Lindjen e Mesme.
“Ne po flisnim për Ukrainën, që është një luftë që s’po përfundon. Ka urrejtje të madhe mes presidentit Putin dhe presidentit Zelensky...Por mendoj se ishte një telefonatë pozitive në këtë çështje”, tha Trump, raporton “BBC”.
Ai tha se Putin “dëshiron të ndihmojë” për Lindjen e Mesme.
“I thash, ‘duhet të jesh më i dobishëm duke e përfunduar luftën në Ukrainë. Kjo do të ishte më e dobishme. Patëm bisedë shumë të mirë”, tha Trump.
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit