Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi autorizon marrëveshjen që i lejon Arabisë Saudite të pasurojë uranium

Donald Trump princi i Kurores

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka autorizuar një marrëveshje bërthamore që mund t'i mundësojë Arabisë Saudite pasurimin e lëndës djegëse për reaktorët civilë, sipas një zyrtari amerikan.

Lajmet për këtë marrëveshje shkaktuan zemërim në Izrael, ku kundërshtarët politikë të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, theksuan rrezikun se lënda djegëse bërthamore e pasuruar mund t'i mundësonte potencialisht Riadit prodhimin e armëve bërthamore.

Administrata Trump ka kryer sulme ndaj Iranit për të njëmbëdhjetën natë radhazi, duke zgjeruar shtrirjen e sulmeve ajrore drejt pjesëve perëndimore dhe jugore të vendit, sipas mediave shtetërore iraniane. Pamjet, vendndodhja e të cilave u konfirmua nga CNN, tregonin re të zeza që përhapej pranë një aeroporti në Behbahan, në provincën Khuzestan.

Ligjvënës të lartë amerikanë i kërkuan sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, të paraqiste një afat kohor dhe buxhetin ushtarak për luftën që po përçan Senatin dhe po merr jetë njerëzish çdo ditë.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar një marrëveshje me Arabinë Saudite, e cila mund t'i japë...