Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se durimi i tij ndaj Iranit po shteron dhe se gjatë bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping kanë rënë dakord që Teherani nuk duhet të lejohet të posedojë armë bërthamore dhe se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet për qarkullimin detar.
Megjithëse ende nuk janë publikuar marrëveshjet zyrtare nga samiti SHBA-Kinë, komentet e Trumpit nuk dhanë shumë detaje nëse Pekini - blerësi kryesor i naftës iraniane - do të përdorë ndikimin e tij për të bindur Iranin t’i japë fund konfliktit, për të cilin Kina tha se nuk duhej të kishte nisur kurrë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi zgjidhur shumë probleme të ndryshme që të tjerët nuk do të kishin mundur t’i zgjidhnin”, tha Trump të premten në Pekin, pas takimit me Xi në ditën e dytë të bisedimeve ku u diskutuan lufta me Iranin, Tajvani, tregtia dhe çështje të tjera ndërkombëtare.
Xi nuk komentoi publikisht për diskutimet mbi Iranin, por Ministria e Jashtme kineze publikoi një deklaratë të ashpër ku shprehej e pakënaqur me vazhdimin e luftës.
“Ky konflikt, i cili nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, nuk ka arsye të vazhdojë”, thuhej në deklaratë.
Irani e mbylli praktikisht Ngushticën e Hormuzit për shumicën e anijeve tregtare si përgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite që nisën më 28 shkurt, duke shkaktuar një ndërprerje të paprecedentë të furnizimeve globale me energji.
SHBA-ja i ndaloi sulmet ndaj Iranit muajin e kaluar, por vendosi bllokadë ndaj porteve iraniane.
Teherani deklaroi se nuk do ta rihapë ngushticën derisa Washingtoni të heqë bllokadën. Trump ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë sërish sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.
“Nuk duam që ata të kenë armë bërthamore, duam që ngushtica të jetë e hapur”, tha Trump në Pekin.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, deklaroi të premten se Teherani kishte marrë sinjale nga SHBA-ja që tregonin gatishmëri për të vazhduar dialogun dhe negociatat, pa dhënë më shumë detaje.
Irani vazhdon të mohojë se synon të ndërtojë armë bërthamore, por ka refuzuar të ndalojë programin e tij bërthamor apo të dorëzojë rezervat e uraniumit të pasuruar, gjë që ka rritur frustrimin e Trumpit.
“Nuk do të jem më shumë i durueshëm. Ata duhet të bëjnë marrëveshje”, tha Trump në një intervistë për Fox News, duke lënë të kuptohet se uraniumi i pasuruar duhej të sigurohej nga SHBA-ja kryesisht për arsye politike dhe sigurie.
Çmimet e naftës u rritën me rreth 3%, duke arritur pranë 109 dollarëve për fuçi, për shkak të shqetësimeve se nuk po ka përparim drejt zgjidhjes së konfliktit.
E pas takimit Trump–Xi të enjten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Xi kishte shprehur kundërshtimin e Kinës ndaj çdo përpjekjeje të Iranit për të vendosur tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit.
Trump tha gjithashtu se Xi kishte premtuar se Kina nuk do t’i dërgojë Iranit pajisje ushtarake.