Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion në Hamburg të martën.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim, raporton gazeta gjermane FAZ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas autoriteteve, 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.
ICE-ja është përplasur për kamionin në një vendkalim hekurudhor. Sipas gjetjeve fillestare, kamioni po ngarkonte shinat hekurudhore.
Linja hekurudhore midis Hamburgut, Harburgut dhe Maschen në Saksoninë e Ulët është mbyllur.
Megjithatë, ndikimi tek udhëtarët në distanca të gjata është minimal, sipas një zëdhënëse të "Deutsche Bahn".