Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tramvaji në Lisbonë del nga shinat, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tramvaj - Gloria

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas daljes nga shinat të tramvajit të famshëm elektrik “Gloria” në Lisbonë, mbrëmjen e së mërkurës.

Tragjedia ndodhi pasi një nga kabllot u shkëput duke bërë që ai të humbiste kontrollin dhe të zbriste me shpejtësi një kodër të pjerrët, derisa u përplas me një ndërtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëshmitarja Teresa d’Avo tha për kanalin portugez SIC: “U përplas me një godinë me një forcë brutale dhe u shpërbë si një kuti kartoni. U përplas me një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk kishte asnjë lloj frenash.”

Policia portugeze PSP ka konfirmuar se 15 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, tha më herët se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

Disa nga të plagosurit kanë pësuar fraktura të hapura, sipas raportimeve ndërsa kombësia e viktimave nuk është bërë ende e ditur.

Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Shkaku i saktë i aksidentit nuk është ende i qartë./Euronews Albania