Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

arme

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. 

Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal dyshohej se vëllezërit mbanin edhe armë zjarri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datë 17.06.2026, rreth orës 20:40, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), sektori në Prizren, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor I Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal–kafiteri në Prizren. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., 29 vjeç, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “SIG” me 9 fishekë, kurse sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë.

I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.