Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet 7.3 ballë Rihter në Vanuatu

Termet ne Vanuatu

Foto: Associated Press

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter ka goditur në afërsi të bregdetit të Vanuatus të martën, duke shkaktuar shkatërrim në ishullin në jug të Paqësorit, ndërsa u raportua për të vdekur, transmeton agjencia “AP”.

Ishte lëshuar një alarm për cunami, por u largua dy orë pas tërmetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërmeti raportohet se ka ndodhur 57 kilometra në thellësi dhe ishte rreth 30 kilometra në perëndim të Port Vilas, qytetit më të madh të Vanuatus.

BBC ka publikuar video të ndërtesave të shembura.