Botë

Të mbijetuarit e rrethimit të Sarajevës shpresojnë për drejtësi teksa Italia heton “turizmin e snajperëve”

Sarajeve

Foto: Associated Press

Nisja e një hetimi në Itali mbi akuzat se të huajt paguan për të qëlluar mbi civilët gjatë rrethimit të Sarajevës tre dekada më parë, ka rritur shpresat e të mbijetuarve se të dyshuarit do të nxirren para drejtësisë.

Rreth 11,000 civilë u vranë nga granatimet dhe të shtënat me snajper nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës në kodrat përreth qytetit të rrethuar gjatë luftës së viteve 1992-95, që pasoi shpalljen e pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Prokurorët e Milanos hapën hetimin e tyre, ka thënë një burim, pasi gazetari dhe romancieri vendas Ezio Gavazzeni ngriti një padi ligjore me akuzat se italianët dhe të huaj të tjerë kishin paguar anëtarë të forcave serbe të Bosnjës për t’u transportuar në Sarajevë dhe për të qëlluar mbi civilët, një veprim që disa e quanin "turizëm snajperësh".

Gavazzeni tha se ishte frymëzuar të hetonte akuzat pasi pa një dokumentar të vitit 2022, "Sarajevo Safari", nga regjisori slloven Miran Zupaniq.

Pa dhënë ndonjë provë të fortë, Gavazzeni tha se të huajt e pasur paguan shuma të mëdha parash për të t’u bërë pjesë e “turizmit të snajperëve”. Ai tha se italianët takoheshin në qytetin e Triestes përpara se të udhëtonin për në Beograd, ku ushtarët serbo-boshnjakë i shoqëronin deri në kodrat me pamje nga Sarajeva.

Plagë të vjetra të rihapura

Hapja e një hetimi është një formalitet në Itali kur ngrihet një ankesë e tillë ligjore dhe nuk janë emëruar të dyshuar individualë. Por disa banorë të Sarajevës e mirëpritën hetimin edhe pse ai rihapi plagë të vjetra.

"Jam plotësisht i tronditur", tha Muamer Kaliq, një profesor i Universitetit të Sarajevës i cili e kaloi të gjithë luftën në Sarajevë.

"Këto janë katastrofa planetare dhe ata që i admiruan ose i financuan ato duhet, të paktën, të përballen me varje ose burgim të përjetshëm", shtoi ai.

Udhëheqësi politik serb i Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mlladiq, u dënuan me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por shumë banorë të Sarajevës duan që edhe të tjerët të dalin para drejtësisë.

Ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq, tha se shpresonte që lajmi për hetimin e prokurorëve të Milanos do t'i hapte rrugën prokurorëve të shtetit boshnjak të hapnin një hetim ndaj ish-komandantëve të ushtrisë serbe të Bosnjës dhe individëve gjatë rrethimit.

"Si një fëmijë që u rrit dhe i mbijetoi rrethimit të Sarajevës... kam emocione të veçanta për këtë rast dhe dua vërtet të besoj se hetimi do të fillojë", tha Kariq.

Në një deklaratë për Reuters, zyra e prokurorit shtetëror boshnjak tha se nuk ishte kontaktuar nga prokurorët e Milanos.

Prokurorët e Milanos nuk kanë komentuar për rastin.

Edin Subasiq, një oficer i pensionuar i inteligjencës së ushtrisë boshnjake, i cili u shfaq në dokumentarin e Zupaniq, tha se mësoi për akuzat se të huajt paguan për të qëlluar ndaj civilëve në vitin 1993 nga dëshmia e një ushtari të robëruar të ushtrisë serbe të Bosnjës.

"Kjo tërhoqi vëmendjen tonë sepse ishte e jashtëzakonshme të kishim civilë me pushkë gjuetie dhe pajisje shumë të sofistikuara në fushën e betejës", tha Subasiq për Reuters.

Subasiq shtoi se inteligjenca e ushtrisë boshnjake ia kishte përcjellë akuzat në atë kohë një agjencie italiane të inteligjencës ushtarake.

Gazetari kroat informon prokurorinë italiane për “lidhjet që Vuçiqi kishte me Sarajevo Safari”

1 o. më parë / 18 nën 2025 16:17
Aleksandar Vuçiq

Foto: Arkiv

Photo: Associated Press

Gazetari i pavarur kroat, Domagoj Margetiq, ka bërë të ditur se ka informuar zyrën e prokurorit publik në Milano me njohuritë që ka për lidhjen e Aleksandër Vuçiqit me “turizmin e snajperëve” në Sarajevë, gjatë kohës së luftës. 

“I kam bashkëngjitur raportit të gjitha provat, videomaterialet, dokumentacionin fotografik, dokumentacionin audio dhe video, si dhe dokumentacionin nga media e asaj kohe, që kam. (Kërkesa u dërgua në origjinal siç është tani)”, ka njoftuar Margetiq në rrjetet sociale. 

Sipas tij, aty renditen të gjitha të dhënat konkrete që lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me “safaritë humane” në Sarajevën e kohës së luftës, dhe të cilat, siç ka thënë, pa asnjë dyshim e vendosin atë në kohën dhe vendin e këtyre krimeve në Sarajevën e kohës së luftës.

Javën e kaluar, është bërë e ditur se prokurorët e Milanos kanë hapur hetimin e tyre ndaj të veprimeve të kohës së luftës në Sarajaveë, ashtuquajtur  “Sarajevo Safari”. 

Hapja e hetimeve ka nisur pasi gazetari dhe romancieri italian, Ezio Gavazzeni ngriti një padi ligjore me akuzat se italianët dhe të huaj të tjerë kishin paguar anëtarë të forcave serbe të Bosnjës për t’u transportuar në Sarajevë dhe për të qëlluar mbi civilët, një veprim që disa e quanin "turizëm snajperësh".

Gavazzeni tha se ishte frymëzuar të hetonte akuzat pasi pa një dokumentar të vitit 2022, "Sarajevo Safari", nga regjisori slloven Miran Zupaniq.

Rreth 11,000 civilë u vranë nga granatimet dhe të shtënat me snajper nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës në kodrat përreth qytetit të rrethuar gjatë luftës së viteve 1992-95, që pasoi shpalljen e pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.