Më shumë se 1100 të burgosur nga California kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Los Angeles, në kushte sfiduese, duke përfshirë erëra të forta. Ata kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Cal, Eaton dhe në Palisades, në zjarret më të rrezikshme që kanë dëmtuar zonat përreth Los Angeles në dy javët e fundit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Ata po ndihmojnë për të pasur shansin për të ulur dënimin ose për t’u liruar dhe kjo mund të ju ndihmojë të gjejnë punë pasi të dalin nga burgu.
Për punë që bëjnë të burgosurit marrin nga 5.80 deri në 10.24 dollarë në ditë, varësisht nga puna që kryejnë.
Zyrtarët e departamentit kanë deklaruar se të burgosurit janë vullnetarë në fikjen e zjarreve dhe i dinë rreziqet potenciale.
-
Spanja përballë një prej zjarreve më vdekjeprurëse
-
Të paktën 11 të vdekur nga zjarret në Spanjë
-
Kuba liron 2010 të burgosur ndërsa SHBA-ja ushtron presion ndaj qeverisë së saj
-
SHBA-ja përgatitet për stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme
-
Parandalohet një plan i dyshuar terrorist për natën e Vitit të Ri në Los Anxhelos