Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë i ka sulmuar ata me thikë në një stacion treni në qytetin zviceran të Winterthur pranë Cyrihut, ka bërë të ditur policia lokale të enjten.
Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 06:30 dhe autori i dyshuar, shtetasi zviceran 31-vjeçar, u arrestua.
Tre viktimat e sulmit po marrin kujdes spitalor, sipas deklaratës së policisë.
Gazeta zvicerane Blick ka thënë se kishte siguruar një video që tregonte një burrë duke vrapuar jashtë hollit të stacionit duke bërtitur "Allahu Akbar", një frazë arabe që do të thotë “Zoti është i madh”.
Gazeta citoi një dëshmitar okular i cili ka thënë se burri mbante një thikë, ndërsa njerëzit përreth tij bërtisnin dhe iknin. Incidenti ka shkaktuar një operacion të madh policor, shkruan gazeta.
Policia ka thënë se motivi i sulmit po hetohej.
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
-
Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster–Londër
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë