Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka nxitur reagime në rrjetet sociale me një tatuazh që duke se e ka në krah. Tatuazhi duket se shkruan “i pafe” ose “jobesimtar”, por është i shkruar në arabisht, “kafir”.
Tatuazhi u vërejt të martën nga disa fotografi të postuara në platformën X, por që nga një fotografi tjetër të postuar në Instagram më 2024 ai duket se e ka të njëjtin tatuazh, raportoi Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është kritikuar se tatuazhi mund të jetë fyes për myslimanët.
“Kjo nuk është vetëm zgjedhje personale; është simbol i qartë i islamofobisë nga njeriu që mbikëqyr luftërat në SHBA”, ka shkruar Nerdeen Kiswani, aktiviste pro-palestineze.
“Ta bësh tatuazh fjalën arabe kafir – që i referohet dikujt që me vetëdijë mohon ose fsheh të vërtetën hyjnore – në trupin e tij është një shfaqje e armiqësisë kundër myslimanëve dhe pasigurisë personale”, ka thënë Nihad Awad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.
Kritikat për tatuazhin vijnë në një kohë kur kongresistët në SHBA kanë bërë thirrje që Hegseth të hetohet bashkë me zyrtarët e tjerë të përfshirë në rrjedhjen e mesazheve në Signal, ku u zbuluan detaje operacionale të planeve të SHBA-së për bombardimin e Jemenit. Disa përfaqësues kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Hegsethit.
