Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ndërsa i ka bërë thirrje “gjitha palëve të përmbahen maksimalisht”, raporton “BBC”.
“U bëjë thirrje gjitha palëve të përmbahen maksimalisht për të evituar çdo veprim që do të çonte në konfrontime të mëdha ushtarake në shumë fronte në Lindje të Mesme. E kam përsëritur vazhdimisht se as rajoni e as bota nuk mund ta përballojë një luftë tjetër”, thuhet në reagimin e Guterresit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani lansoi mbi 300 dronë e raketa në drejtim të Izraelit në orët e vona të së shtunës. Ato arritën në territorin izraelit në orët e hershme të së dielës, por Izraeli ka thënë se “99 për qind e tyre” u shkatërruan, falë edhe të ndihmës nga aleatët.