Negociatorët e lartë ukrainas dhe amerikanë i kanë bërë thirrje së bashku Rusisë të tregojë një "angazhim serioz për paqen afatgjatë" pasi bisedimet në Moskë në fillim të kësaj jave nuk arritën të sjellin ndonjë përparim.
Gjatë dy ditësh diskutimesh në Florida, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, thanë se kanë pasur bisedime konstruktive.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se perspektiva e përfundimit të luftës në Ukrainë varet nga "gatishmëria" e Rusisë për të ndërmarrë "hapa drejt uljes së tensioneve dhe ndërprerjes së vrasjeve".
Negociatat, në të cilat merr pjesë edhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të vazhdojnë edhe sot për të tretën ditë.
"Një fund i luftës dhe hapa të besueshëm drejt armëpushimit dhe uljes së tensioneve janë të nevojshëm për të parandaluar një agresion të ri", thuhet në deklaratë, e cila shënon raundin e gjashtë të diskutimeve brenda dy javësh.
-
Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”
-
I dërguari rus thotë se është bërë përparim në bisedimet për paqe në Ukrainë
-
Vetëm një çështje ka mbetur për t’u negociuar për Ukrainën, thotë i dërguari i Trumpit
-
Delegacioni ukrainas mbërrin në SHBA për bisedimet e paqes
-
Britania dhe Franca pajtohen të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse arrihet armëpushimi