Një qytetare ruso-amerikane është liruar nga burgu si rezultat i marrëveshjes së fundit për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Washingtonit dhe Moskës, raporton BBC.
Balerina Ksenia Karelina, banore në Los Angeles, kishte qenë e burgosur në Rusi për më shumë se një vit, pasi që ishte arrestuar në qytetin e Yekaterinburg në fillim të vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ishte shpallur fajtore për tradhti, për shkak se i kishte dhuruar para një organizate bamirëse me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dërgonte ndihma humanitare në Ukrainë. Gjykata e kishte dënuar atë me 12 vjet burgim.
Gjatë shkëmbimit, raportohet se SHBA-ja e ka liruar Arthur Petrovin. I njëjti ka nënshtetësi të dyfishtë gjermano-ruse. Ai ishte arrestuar në Qipro në vitin 2023.
Shkëmbimi i të burgosurve ndodhi në Abu Dhabi në orët e para të së enjtes.