Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Irani marrin nga ndërmjetësit një plan për fundin e luftës

Donald Trump

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë marrë një plan për t’u dhënë fund armiqësive, i cili mund të hyjë në fuqi të menjëherë, dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ka thënë të hënën një burim i njohur me propozimet.

Një kornizë për përfundimin e armiqësive është hartuar nga Pakistani dhe është shkëmbyer me Iranin dhe SHBA-në gjatë natës të së dielës ka thënë burimi, duke përshkruar një qasje me dy nivele: një armëpushim të menjëhershëm, i ndjekur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për të gjitha elementet duhet të bihet dakord sot”, ka thënë burimi, duke shtuar se mirëkuptimi fillestar do të strukturohet si një memorandum mirëkuptimi, i finalizuar në mënyrë elektronike përmes Pakistanit, i cili është kanali i vetëm i komunikimit në bisedime.

Axios ka raportuar i pari të dielën se Shtetet e Bashkuara, Irani dhe ndërmjetës rajonalë po diskutonin një armëpushim të mundshëm 45-ditor si pjesë e një marrëveshjeje me dy faza, që mund të çojë në përfundimin e përhershëm të luftës, duke cituar burime amerikane, izraelite dhe rajonale.

Burimi i ka thënë Reuters se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, ka qenë në kontakt “gjatë gjithë natës” me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, të dërguarin special Steve Witkoff dhe ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araqchi

Sipas propozimit, armëpushimi do të hynte në fuqi menjëherë, duke rihapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa do të jepeshin 15–20 ditë për të finalizuar një zgjidhje më të gjerë. Marrëveshja, e quajtur përkohësisht “Marrëveshja e Islamabadit”, do të përfshinte një kornizë rajonale për ngushticën, me bisedime përfundimtare ballë për ballë në Islamabad.

Nuk ka pasur një përgjigje të menjëhershme nga zyrtarët amerikanë dhe iranianë.

Zyrtarët iranianë i kanë thënë më herët Reuters-it se Teherani po kërkon një armëpushim të përhershëm me garanci se nuk do të sulmohet më nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ata kanë thënë se Irani ka marrë mesazhe nga ndërmjetës, përfshirë Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin.

Marrëveshja përfundimtare pritet të përfshijë angazhime nga Irani për të mos ndjekur armë bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe lirimit të aseteve të ngrira, ka thënë burimi.

Dy burime pakistaneze kanë shtuar se Irani ende nuk është angazhuar, pavarësisht përpjekjeve të intensifikuara civile dhe ushtarake.

“Irani nuk ka reaguar ende”, ka thënë një burim, duke shtuar se propozimet e mbështetura nga Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara për një armëpushim të përkohshëm nuk kanë marrë ende ndonjë angazhim.

Nisma e fundit diplomatike vjen në mes të përshkallëzimit të armiqësive, që kanë ngritur shqetësime për ndërprerje të transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një arterie kritike për furnizimet globale të naftës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në ditët e fundit ka bërë thirrje publike për një përfundim të shpejtë të konfliktit, duke paralajmëruar pasoja nëse nuk arrihet një armëpushim brenda një afati të shkurtër.

Konflikti ka rritur paqëndrueshmërinë në tregjet e energjisë, me tregtarët që po ndjekin nga afër çdo zhvillim që mund të ndikojë në rrjedhat përmes ngushticës.

Trumpi s’e nënshkruan propozimin për armëpushim 45-ditor me Iranin

2 muaj më parë / 6 pri 2026 16:46
Donald Trump

Photo: Associated Press

Vendet që po punojnë për t’i dhënë fund luftës në Iran kanë hartuar një propozim që kërkon një armëpushim 45-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënon të përshkallëzojë në mënyrë dramatike konfliktin, ka thënë një person i njohur me propozimin.

Plani iu dërgua Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vonë të dielën dhe shihet si një përpjekje e fundit për të shmangur sulmet masive ndaj termocentraleve iraniane dhe infrastrukturës tjetër të cilën Trumpi ka kërcënuar ta bëjë nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Trumpi nuk e kishte nënshkruar propozimin.

“Kjo është një nga shumë ide”, ka thënë zyrtari, duke shtuar se operacioni ushtarak amerikan në Iran po vazhdonte me shpejtësi. 

Pakistani, Egjipti dhe Turqia kanë vepruar të gjithë si ndërmjetës midis dy vendeve ndërluftuese, por bisedimet indirekte ngecën javën e kaluar dhe puna drejt një takimi ballë për ballë duket se ka mbaruar.

Propozimi i fundit iu dërgua ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff. Shpresa është që afati 45-ditor i armëpushimit do të lejojë që negociatat të përfundojnë përgjithmonë konfliktin.

Tashmë, Irani duket se ka hedhur poshtë çdo armëpushim të përkohshëm, duke thënë se kjo do t'u lejonte kundërshtarëve të ndalonin dhe të përgatiteshin për vazhdimin e luftës.

Megjithatë, ndërmjetësit shpresojnë që plani të mund të zbatohet para afatit të Trumpit, orës 8:00 të mbrëmjes të së martës sipas kohës lindore. 

Irani hedh poshtë propozimin për armëpushim 45-ditor

2 muaj më parë / 6 pri 2026 14:40
Iran

Photo: Associated Press

Irani ka hedhur poshtë një armëpushim të përkohshëm në luftën SHBA-Izrael, duke thënë se kjo do t'u lejonte kundërshtarëve të ndalonin dhe të përgatiteshin për vazhdimin e konfliktit.

"Ne po bëjmë thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe për të parandaluar përsëritjen e saj", është cituar të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, nga agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit IRNA.

Reuters ka raportuar të hënën se Irani dhe SHBA-ja kanë marrë një propozim për t'i dhënë fund armiqësive që mund të hyjnë në fuqi të hënën. Axios ka raportuar gjithashtu se SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë po diskutonin një armëpushim të mundshëm 45-ditor si pjesë e një marrëveshjeje dyfazore që do të çonte në një përfundim të përhershëm të luftës.

Baghaei nuk i është referuar konkretisht raporteve.

Ai ka shtuar se Irani ka formuluar një përgjigje ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës dhe do ta shpallë atë "kur të jetë e nevojshme", duke iu referuar listës prej 15 pikash të kërkesave që Uashingtoni ia përcolli Teheranit përmes Pakistanit.

Propozimi ka thënë ai, ishte "jashtëzakonisht i tepruar, i pazakontë dhe jologjik", duke shtuar se Irani ka një "përvojë shumë të hidhur të negociatave me SHBA-në". 

Çdo bisedë diplomatike është “absolutisht e papajtueshme me ultimatumet dhe kërcënimet për të kryer krime lufte”, ka shtuar ai, duke iu referuar kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bombarduar infrastrukturën kyç iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.

E zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, ka thënë të hënën se nëse sulmet ndaj objektivave civile përsëriten, hakmarrja e Iranit do të jetë në një shkallë shumë më të gjerë dhe humbjet “disa herë më të mëdha”, ka raportuar agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.