Dronë janë vërejtur sërish mbi Danimarkë, këtë herë mbi objektet ushtarake, pas një serie incidentesh të tilla këtë javë.
Ata u panë mbi bazën ajrore Karup, duke detyruar kështu mbylljen e hapësirës ajrore për trafikun komercial. Ngjarje të tilla janë raportuar edhe në Gjermani, Norvegji dhe Lituani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQarkullimi i dronëve në Danimarkë ka ngrehur shqetësime për cenueshmërinë e shtetit ndaj sulmit ajror, teksa ka nxitur frikën për përfshirjen potenciale të Rusisë, raportoi BBC.
Autoritetet daneze kanë thënë se qarkullimi i dronëve duket të jetë një “sulm hibrid”, por kanë theksuar se nuk ka prova që sugjerojnë se Moska është prapa tij.
Incidenti i fundit ndodhi mbrëmjen e së premten dhe zgjati disa orë, ka thënë oficeri Simon Skelsjaer.
Ministria daneze e Mbrojtjes ka konfirmuar praninë e dronëve në afërsi të disa objekteve ushtarake gjatë natës.
Të hënën, aeroporti i Kopenhagës u mbyll për disa orë pas disa dronëve që u vunë re. Aeroportet Aalborg dhe Billund u mbyllën po ashtu të mërkurën mbrëma.