Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë i Francës që ka shkuar në burg, pasi të martën ka nisur vuajtjen e dënimit prej pesë vjetësh burgim për mbledhje të fondeve nga Libia për fushatën e 2007-s.
Që prej Luftës së Dytë Botërore, pas burgosjes së bashkëpunuesit të nazistëve, Philippe Petain, asnjë lider francez nuk ka përfunduar në burg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSarkozy, që ka qenë president në periudhën 2007-2012, ka apeluar dënimin.
70-vjeçari të martën shkoi në burgun në Montparnasse.
Gjatë rrugës për në burg, ai u shpreh shkurt në rrjete sociale se “e vërteta do të ngadhënjejë”.
Sarkozy ka thënë se nuk dëshiron asnjë trajtim special në burgun LA Sante, edhe pse do të futet në një sektor të veçantë për shkak të sigurisë së tij.