Për të tretën ndeshje rresht, Argjentina ka hasur në telashe për të avancuar. Por Lionel Messi dhe yjet e tjerë të Argjentinës tashmë janë në gjysmëfinale ku do të përballen me Anglinë.
Në çerekfinale, të dielën në mëngjes, Argjentina fitoi 3:1 ndaj Zvicrës. Ndeshja u vendos pas vazhdimeve dhe pasi Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 72-të, kur u përjashtua Breel Embolo.
“Kemi vuajtur”, ka pranuar përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.
“E kemi ditur që Zvicra është ekip shumë fizik. Na ka shqetësuar. Zviceranët ishin shumë të fortë fizikisht, por gjetëm një zgjidhje. Dhe po ashtu ishim pak me fat që një prej lojtarëve të Zvicrës u përjashtua”, ka vazhduar Scaloni.
Ai ka pranuar se fati ishte në anën e Argjentinës.
“Kemi dashur që me çdo kusht të shmangim penalltitë”, ka theksuar Scaloni.
Edhe
Xhaka i frustruar: Me këtë vendim arbitri e mbyti ndeshjen
Ndeshja gjysmëfinale me Anglinë nga disa vlerësohet më shumë se ndeshje e zakonshme për shkak të Luftës së Falklandit. Bëhet fjalë për luftën e vitit 1982 të Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës pas pushtimit të Ishujve Falkland nga Argjentina. Lufta kishte përfunduar me dorëzimin e ishujve nga Argjentina.
“Ndeshja ndaj Anglisë është ndeshje futbolli, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nuk ka të bëj me asgjë tjetër pos me futboll”, ka thënë Scaloni.