Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, i dyti brenda një jave, ndërsa pothuajse dy milionë njerëz janë evakuuar nga zonat që ndodhen në rrugën e stuhisë.
Tajfuni Bavi, i cili shtrihet në një gjerësi prej rreth 1,000 kilometrash në pikën e tij më të gjerë, afërsisht sa gjerësia e Francës, ka prekur fillimisht tokën në qytetin bregdetar Taizhou të shtunën në mbrëmje, përpara se të godiste për herë të dytë qytetin Wenzhou rreth mesnatës.
Pasi ka goditur një varg ishujsh të largët japonezë, tajfuni ka shkaktuar reshje të dendura shiu edhe në Tajvan, ndërsa ka kaluar pranë skajit të tij verior.
Më herët, rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia kishin vrarë të paktën 17 persona në Filipine.
Megjithëse është dobësuar dhe tani klasifikohet si një stuhi e fortë tropikale, ajo vazhdon të paraqesë rrezik për shkak të sasisë së madhe të lagështisë që përmbajnë brezat e saj të reshjeve.
Edhe
Kina evakuon 2 milionë banorë pasi tajfuni Ragasa i afrohet jugut
Stuhia pritet të dobësohet gradualisht ndërsa lëviz drejt veriperëndimit.
Të dielën në mëngjes, qendra e tajfunit arriti në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang, kanë njoftuar mediat shtetërore kineze.
Parashikuesit e motit kanë thënë se tajfuni do të zhvendoset në pjesën lindore të provincës Anhui të hënën, ndëra të martën do të arrijë në pjesën veriore të Detit të Verdhë, nga gadishulli Shandong.
Sipas mediave shtetërore, më shumë se 1.7 milionë njerëz janë evakuuar në provincën Zhejiang, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga zonat e rrezikuara në provincat fqinje. Në Zhejiang janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në natyrë, ndërsa janë anuluar 400 fluturime dhe dhjetëra linja hekurudhore.
Edhe
Dy të vdekur nga një tërmet në Kinë
Autoritetet në Pekin kanë urdhëruar evakuimin e 100,000 personave për të "shmangur rrezikun", kanë thënë zyrtarët.
Bavi fillimisht u formua si një supertajfun, duke goditur ishullin Guam dhe Ishujt Veriorë Mariana të hënën e kaluar me shpejtësi erërash deri në 290 km/orë.