Botë

Sarkozy e quan “rraskapitëse” dhe “makth” kohën e kaluar në burg

Nicolas Sarkozy

Foto: Associated Press

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka thënë se koha e tij në burg ka qenë “e rraskapitshme” dhe një “makth”, ndërsa u shfaq nëpërmjet një lidhjeje video në seancën gjyqësore mbi kërkesën e tij për të vuajtur dënimin në shtëpi.

Sarkozy, i veshur me një kostum blu të errët, u shfaq në kamera nga burgu të hënën, i ulur në një tavolinë me avokatët pranë tij. 

“Dua t’i shpreh respektin të gjithë stafit të burgut, të cilët janë jashtëzakonisht humanë dhe që e kanë bërë këtë makth të durueshëm – sepse është një makth”, ka deklaruar Sarkozy.

Sarkozy ka hyrë në burgun La Santé në Paris më 21 tetor, pasi iu dha një dënim me pesë vjet burgim për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde për fushatën e tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Ai ka apeluar kundër vendimit, por gjyqtarët vendosën se për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme” të dënimit të tij, ai duhej të shkonte në burg ndërsa procesi i apelit vazhdonte.

Sarkozi, i cili shërbeu si president i krahut të djathtë i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, është ish-kreu i parë i një vendi të BE-së që kryen dënim me burgom dhe udhëheqësi i parë francez i pasluftës që vihet pas hekurave.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë ide ose qëllim t’i kërkoj Gaddafit ndonjë lloj financimi… Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë… Nuk e kam imagjinuar kurrë se në moshën 70 vjeç, do të isha në burg.

Është një përvojë e vështirë që më është imponuar. E pranoj se është e vështirë, është shumë e vështirë. Lë gjurmë tek çdo i burgosur sepse është rraskapitëse”, ka thënë Sarkozy të hënën nga burgu.

Lirohet nga burgu ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

36 min. më parë / 10 nën 2025 13:49
Nicolas Sarkozy

Photo: Associated Press

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatës vendosi se ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Sarkozy i ka thënë gjykatës të hënën se tre javët e tij në burg kanë qenë "të rraskapitshme" dhe një "makth" ndërsa u shfaq në seancë gjyqësore me një videolidhje nga burgu.

Sarkozy hyri në burgun La Santé të Parisit më 21 tetor, pasi një gjykatë e Parisit i dha atij një dënim me pesë vjet për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde të fushatës zgjedhore për garën e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian Muammar Gaddafi.

Ai mohon shkeljet dhe ka apeluar kundër këtij vendimi, teksa gjyqi i ri në apel është planifikuar për pranverën e ardhshme. 

Gjykatësit vendosën muajin e kaluar se për shkak të "rëndësisë së jashtëzakonshme" të dënimit të tij, ai duhet të shkojë në burg ndërsa procesi i apelit vazhdonte.

Një gjykatë apeli e Parisit të hënën miratoi kërkesën e Sarkozyt për lirim për të vuajtur dënimin e tij në shtëpi me kontrolle të rrepta gjyqësore. 

Sipas kushteve të lirimit të tij, Sarkozyt do t'i ndalohet të flasë me ndonjë zyrtar nga ministria e Drejtësisë.

Ai gjithashtu do të ndalohet të flasë me të tjerët të përfshirë në këtë çështje dhe do të ndalohet të largohet nga Franca.