Rusia ka akuzuar NATO-n të enjten se po e shtrydh Serbinë "si një boa constrictor" (gjarpër i rritur në qendër dhe jug të Amerikës, i cili pasi e zë prenë, e rrethon atë me trupin e tij muskulor).
Deklarata nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është bërë duke iu referuar një stërvitjeje të përbashkët ushtarake që po zhvillohet në Serbi, për të cilën ka thënë se është provë e një përpjekjeje për të nënshtruar vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSerbia thotë se stërvitja vjetore "Ujku i Platinit", e cila filloi më 1 qershor me mbështetjen e komandës evropiane të SHBA-së, synon shkëmbimin e praktikave më të mira dhe "rritjen e kompetencës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë" të vendeve pjesëmarrëse, të cilat përfshijnë tetë anëtarë të NATO-s.
Mirëpo Zakharova, ka thënë se NATO-ja dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit dhe ta shkëpuste Serbinë nga Rusia.
"Ata po e mbështjellin Serbinë me spiralet e dashurisë së tyre si një ‘boa constrictor’", u ka thënë Zakharova gazetarëve.
Rusia tradicionalisht ka marrëdhënie të forta me Serbinë, vendin ballkanik i cili iu nënshtruar një fushate bombardimi të NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.