Rreth 50 persona besohet se kanë vdekur si pasojë e një stampedoje në një stadium më Guinean juglindore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas përleshjeve të tifozëve në një ndeshje futbolli të dielën në qytetin Nzerekore, ka bërë të ditur kryeministri, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideot dhe fotografitë e shpërndara në internet treguan viktimat të shumta në tokë.
Imazhet e pa verifikuara gjithashtu treguan tifozët duke u përplasur mbi muret e stadiumit.
"Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit midis ekipeve Labe dhe Nzerekore këtë pasdite në Nzerekore. Gjatë rrëmujës u regjistruan viktima”, ka thënë në një deklaratë kryeministri Mamadou Oury Bah.
Ai ka shtuar se autoritetet lokale po punojnë për të rivendosur rendin.
Një grup opozitar ka thënë se dhjetëra njerëz u vranë në përplasje, duke shtuar se një numër përfundimtar i vdekjeve nuk është përcaktuar ende.