Është publikuar një video e filmuar nga vetë agjenti amerikan i emigracionit (ICE), i cili të mërkurën qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis. Pamjet tregojnë momentet pak para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.
Videoja prej 47 sekondash, e siguruar nga mediumi lokal Alpha News, shfaq Renee Nicole Good duke qëndruar pas timonit të veturës së saj dhe duke komunikuar me agjentin e ICE-së. Pamjet janë shpërndarë edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili ka thënë se agjenti ka vepruar në vetëmbrojtje. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë këmbëngulur se gruaja nuk paraqiste rrezik.
Goodi ishte e martuar me një grua. Ajo i ka bërë homazhe Goodit, duke thënë se të dyja po përpiqeshin të ndihmonin fqinjët kur ndodhi incidenti. Vdekja e saj ka nxitur protesta në disa qytete të Shteteve të Bashkuara.
Administrata Trump ka deklaruar se Good po bllokonte rrugën dhe po pengonte punën e agjentëve të ICE-së.
Në video shihet agjenti duke dalë nga vetura dhe duke filmuar automjetin e Good teksa sillet rreth tij. Në ulësen e pasme të veturës vërehet edhe një qen. Në një moment, Good dëgjohet duke i thënë agjentit: “Është në rregull, shok. Nuk jam e zemëruar me ty”.
Një grua tjetër, që besohet të jetë bashkëshortja e saj, shihet duke filmuar ngjarjen me telefon dhe duke i thënë agjentit se targat e veturës nuk ndryshohen çdo ditë, duke shtuar komente provokuese ndaj tij.
Në pamje shfaqet edhe një agjent tjetër që i afrohet veturës dhe, duke përdorur gjuhë fyese, i kërkon Good të dalë nga vetura. Agjenti që po filmonte pozicionohet përpara veturës, në momentin kur ajo fillon të lëvizë mbrapsht.
Në disa sekonda kaotike, Good kthen timonin dhe nis veturën përpara. Kamera ngrihet drejt qiellit, dëgjohen thirrje dhe më pas të shtëna me armë zjarri. Në fund të videos, vetura shihet duke dalë nga rruga, ndërsa agjenti dëgjohet duke sharë.
VIDEO:
BREAKING: Alpha News has obtained cellphone footage showing perspective of federal agent at center of ICE-involved shooting in Minneapolis pic.twitter.com/p2wks0zew0
Rasti është duke u hetuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).