Botë

Publikohen pamje të një droni rus të rrëzuar në Poloni

Droni

Foto: Associated Press

Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme polake, Karolina Galecka, ka thënë se autoritetet polake deri më tani kanë identifikuar shtatë dronë dhe "mbetje të një rakete me origjinë të paidentifikuar".

Një nga dronët që kanë kaluar kufirin polak është rrëzuar pranë Sulejóë, në Mniszkóë të Polonisë.

Mediat polake kanë publikuar pamje të dronit të rrëzuar.

Një nga dronët është rrëzuar në një shtëpi në rajonin e Lublinit.

Historiani ushtarak, Jakup Czerwinski ka thënë se droni i rrëzuar në këtë rajon ishte një dron kamikaz, një Shahed-136 / Geran 2 i prodhuar në Iran.

Për shkak të rrëzimit të dhjetëra dronëve në të gjithë vendin, Qendra e Sigurisë Qeveritare po dërgon alarme për qytetarët.

Kryeministri ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit.

"Me shumë mundësi po merremi me një provokim në shkallë të gjerë. Jemi në konsultim me aleatët tanë", ka thënë kryeministri Donald Tusk.

Lexo përditësimet tjera
Polonia

Polonia rrëzon dronët rusë, shteti i parë i NATO-s që hap zjarr gjatë luftës në Ukrainë

Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën...