Prokuroria në Oslo ka kërkuar shtatë vjet e shtatë muaj burgim për djalin e princeshës së Norvegjisë për 40 akuzat që rëndojnë ndaj tij, e që përfshijnë përdhunimin e katër grave, dhunë në familje si dhe krime të tjera.
Marius Borg Hoiby, 29 vjeç, i cili iu bashkua familjes mbretërore kur nëna e tij Mette-Marit u martua me princin e Kurorës, Haakon, në vitin 2001, është deklaruar i pafajshëm për akuzat më të rënda kundër tij, përfshirë ato të përdhunimit, ndërsa ka pranuar disa akuza më të lehta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjyqi shtatë-javor, i cili pritet të përfundojë të enjten, e ka tronditur vendin nordik, pas publikimit të provave të prokurorisë të cilat vënë në pah varësinë e Hoiby-t nga droga, videot e bëra vetë nga takimet seksuale, disa prej të cilave përfshijnë edhe akuzat për përdhunim për të cilat hetuesit thanë se ndodhën kur viktimat ishin duke fjetur ose pa ndjenja.
Gjyqi përkoi në kohën kur princesha Mette-Marit kërkoi falje për mbajtjen e kontaktit me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein.
Sipas sondazheve të kryera, të dyja ngjarjet kanë dëmtuar popullaritetin e përgjithshëm të monarkisë.